Shqipëri me zemër! Kuqezinjtë barazojnë ndaj Serbisë, Manaj bën “djallin” me penallti të humbur

by Nexhat

Është mbyllur ndeshja e madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë, e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.

Kombëtarja shqiptare e mbylli me barazim ndeshjen ndaj Serbisë, e cila u luajt në “Air Albania” në Tiranë.

banner

Rezultati pas 90 minutave ishte 0-0, shkruan “Gazeta Express”.

Gjatë tërë ndeshjes, Shqipëria ishte më e mirë se kundërshtari, mirëpo që në fund nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.

Shqipëria në pjesën e parë pati disa raste të mira, përmes Mitajt, Laçit e Manajt. Ky i fundit madje e humbi penalltinë në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Në fillim të pjesës së dytë, Serbia dha ca shkëndija, me dy raste të mira shënimi, por që nuk kaluan përtej Thomas Strakoshës në portën kuqezi.

Pastaj, tërë lojën e mori në dorë Shqipëria, e cila rrezikoi përmes Armando Brojës dhe Nedim Bajramit.

Në fushë, në pjesën e dytë u paraqitën edhe dy yjet tjerë nga Kosova, Mirlind Daku dhe Ylber Ramadani.

Me këtë pikë, Shqipëria shkon në kuotën e katër pikëve, pas tri ndeshjeve të luajtura.

Ndërkohë, Serbia ka një pikë në vetëm një ndeshje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy