Shumë kundërvajtje në ditën e Kurban Bajramit: 784 gjoba trafiku dhe 51 aksidente në një ditë

by engel

Pavarësisht se ishte ditë feste, Policia e Kosovës ka raportuar për një numër të lartë shkeljesh në trafikun rrugor gjatë Kurban Bajramit, më 6 qershor. Vetëm gjatë kësaj dite janë shqiptuar 784 gjoba trafiku, një shifër e lartë që tregon për nevojën e shtuar të kujdesit dhe respektimit të rregullave rrugore.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, gjatë ditës së premte janë shënuar gjithsej 51 aksidente trafiku, prej të cilave:
26 aksidente kanë rezultuar me të lënduar,
25 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.

banner

Përveç shkeljeve në komunikacion, janë ndërmarrë edhe veprime në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Tetë persona janë arrestuar, ndërsa:

Pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje,
Një person është vendosur në ndalim policor, sipas procedurave ligjore në fuqi.

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, sidomos gjatë ditëve festive kur fluksi në komunikacion rritet ndjeshëm. Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe bashkëpunimi me autoritetet janë thelbësore për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur sigurinë e të gjithë qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy