Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kjo parti i ka numrat për qeverinë, shkruan Gazeta Express.
Haxhiu ka fajësuar partitë opozitare duke thënë se ato po e mbajnë peng Kuvendin, pasi që, të njëjtat, sipas Haxhiut, e dinë që VV-ja i ka numrat për Qeverinë.
‘‘Sa i përket Qeverisë, ne i kemi numrat për Qeverinë. Le të na masin, le ta na sfidojnë. Pra në momentin kur konstituohet kuvendi, dhe jepet mandatari nga presidentja, pastaj ka afate janë 15 ditë që ka në dispozicion mandatari edhe mund të na sfidojnë. Këta e din që ne i kemi votat për qeverinë dhe e mbajnë peng kuvendin’’, ka thënë ajo.