Ushtria gjermane duhet të blejë gjithçka që i duhet deri më 2028 për të mbrojtur shtetin

by Nexhat

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund të luftojnë ndonjë sulm të mundshëm rus në territorin e NATO-s, ka thënë shefja e Zyrës për Prokurim Ushtarak, Annette Lehnigk-Emden.

Shpenzimet në mbrojtje janë ngjitur lart në agjendën politike, prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, më 2022, dhe pas shtytjes së Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve anëtare të NATO-s që të rrisin përkushtimin e tyre.

banner

“Gjithçka që nevojitet për t’u përgatitur plotësisht për të mbrojtur shtetin duhet të blihet deri më 2028”, ka thënë Lehnigk-Emden për gazetën Tagesspiegel.

Shefi i mbrojtjes, gjenerali Carsten Breuer, ka paralajmëruar së fundmi se Rusia mund të jetë në pozicion për të nisur “sulm të shkallës së gjerë kundër territorit të NATO-s”, më 2029.

Ai ka thënë se ka grumbullim municionesh dhe tankesh për një sulm të mundshëm rus në vendet baltike, që janë anëtare të NATO-s.

Lehnigk-Emden ka thënë se Qeveria e re e kancelarit Friedrich Merz, është duke mundësuar avancimin në ushtri, duke ndarë qindra miliarda euro për mbrojtje.

Ajo ka thënë se prioritet do të kenë pajisjet e rënda, sikurse tanket kundërajrore, Skyranger.

Merz e ka kthyer riarmatosjen në prioritet të koalicionit të tij qeverisës, me qëllim të shndërrimit të ushtrisë gjermane në “ushtrinë konvencionale më të fuqishme në Evropë”.

Riarmatimi ka nisur edhe në qeverisjen e mëparshme të Olaf Scholzit, pasi Rusia e ka nisur luftën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje këtë vit që anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtje nga dy në pesë për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP).

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë të enjten se 50.000 deri në 60.000 ushtarë të rinj do të nevojiten në vitet në vijim për t’i përmbushur nevojat e NATO-s për mbrojtje

Vitin e kaluar, ushtria gjermane kishte mbi 180.000 ushtarë dhe e ka vënë synim për të rritur këtë shifër në 203.000 deri më 2031./REL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy