Zbulohen prapaskena tronditëse: Mbappe ka konsideruar pensionimin nga Franca

by Nexhat

Kylian Mbappe raportohet se e kishte konsideruar pensionimin nga kombëtarja e Francës gjatë kohës sa ishte vetëpërjashtuar nga grumbullimi me ‘Gjelat’.

Sipas gazetarit Romain Molina, Mbappe e kishte konsideruar seriozisht idenë e pensionimit nga kombëtarja në muajt e fundit të vitit 2024.

banner

Ai ishte jashtë listës së grumbullimit dy herë radhazi për Francën, duke ngjallur spekulime sa i përket të ardhmes së tij me kombëtaren.

Teksa shumë kishin menduar se përzgjedhësi Didier Deschamps nuk po e fton atë, Molina raporton se në fakt ka qenë Mbappe ai i cili ka zgjedhur personalisht të mos lunate për Francën.

Sidoqoftë, situata ndryshoi pasi Mbappe zhvilloi një bisedë direkte me Deschamps dhe në atë takim tensionet u qetësuan, duke bërë që ylli i Real Madridit të rikthehet sërish tek ‘Gjelat’.

Pavarësisht rikthimit të tij, pozita e Mbappes në skuadrën e Francës mund të jetë më e brishtë se sa duket.

Raportimet sugjerojnë se disa pjesëtarë të kombëtares po bëhen gjithnjë e më të zhgënjyer me qëndrimin dhe ndikimin e sulmuesit.

Ka zëra për pakënaqësi brenda kampit, me disa lojtarë që raportohet se preferojnë Ousmane Dembelen si një figurë më unifikuese në vijën e sulmit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy