Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në prag të mbledhjes së 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës paralajmëron se edhe kjo tentativë nuk do të sjellë rezultat përfundimtar. “Sipas tij, pas tre muajsh askush nuk ka shumicë parlamentare, dhe tentativa e 29-të do të përfundojë pa epilog – vetëm si prolog i tjetrës”.
Ai shtoi se gjatë kësaj kohe populli është lënë anash mes betejave partiake që nuk gjejnë përputhje, ndërsa situata jonormale kërkon veprim urgjent. “Popullin, atë në të cilin thirremi se e përfaqësojmë, e kemi lënë vet,” tha ai.
Abdixhiku rikujtoi thirrjen e tij drejtuar liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s për t’u rikthyer tek propozimi i tij për një Qeveri Uniteti, që sipas tij është një domosdoshmëri në këtë situatë. “Ai theksoi se kjo krizë duhet trajtuar me guxim dhe përgjegjësi, duke lënë mënjanë ndasitë dhe duke punuar për një zgjidhje të përbashkët.”
Kryetari i LDK-së njoftoi se gjatë kësaj jave do të dalë me një Agjendë 15-pikëshe, një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, që do t’i ofrojë të gjitha partive politike pa përjashtim.
“Abdixhiku theksoi se sot uniteti nuk është luks, por domosdoshmëri për Kosovën. Para opozitës, sipas tij, nevojitet një pozitë legjitime, një Kuvend funksional dhe një shtet që punon,” përfundoi ai, duke ftuar të gjithë aktorët politikë të bashkohen në këtë përpjekje.