Borussia Dortmundi po e konsideron të bëjë një tjetër lëvizje për Jadon Sanchon, teksa e ardhmja e sulmuesit tek Manchester United mbetet në ajër.
Klubi gjerman ka kërkuar që të mbahet i informuar për situatën e Sanchos, me anglezin që po shihet si zëvendësues i mundshëm i Jamie Gittens, sipas Sky Sports.
Sancho tashmë ishte ribashkuar me Dortmundin nga Manchester United në huazim prej gjashtë muajsh në fund të sezonit të kaluar dhe tani mund të rikthehet për herë të tretë tek gjiganti gjerman.
Chelsea e kishte paguar një gjobë për t’iu shmangur obligimit për ta blerë kartonin e Sanchos, pasi ata besojnë që Gittens është më i mirë për sulmin e tyre
Sancho bëri mirë në huazim tek Dortmundi sezonin e kaluar dhe luajti rol të rëndësishëm për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit
Klubi nuk ia doli që të arrijë një marrëveshje me Unitedin pas përfundimit të huazimit të tij dhe kështu Sancho iu bashkua Chelseat.

Megjithatë, në ‘Stamford Birdge’ ai pati një vit jo aq të mirë, por shënoi në finale të Ligës së Konferencës ndaj Real Betisit.
Sanchoi iu bashkua Dortmundit nga Manchester City për herë të parë në vitin 2017. Më pas bëri 107 paraqitje në Bundesliga për klubin, duke shënuar 38 gola gjatë këtij procesi.
Në huazim sezonin e kaluar ai realizoi dy gola në 14 paraqitje sa kishte gjithsej në elitën e futbollit gjerman.