Franco Foda paralajmëron se nuk do të ketë eksperimente në formacion ndaj Komoreve

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë sot (e diel) një konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore që ‘Dardanët’ do ta zhvillojnë ndaj Komoreve. 

Kosova do të luajë të hënën me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj kësaj përfaqësuese. 

banner

Gjatë konferencës për shtyp Foda u pyet nëse në këtë sfidë do të ketë hapësira për Visar Bekajn dhe Meriton Korenicën. 

Tekniku gjerman nuk preferoi që ta pohojë ose mohojë këtë, pasi tha se gjithçka do të vendoset në stërvitjen e fundit. 

“Sot e kemi stërvitje përmbyllëse dhe do shohim cilët lojtarë do t’i angazhojmë. Do vendosim se kë do do ta nominojmë në formacion, mund të bëjmë ndryshim”. 

 “Nuk do të eksperimentojmë shumë pasi është ndeshja e fundit testuese para kualifikimeve për Botëror”, ka thënë Foda. 

Kujtojmë se Kosova ditë më parë zhvilloi miqësoren e parë të këtij muaji ndaj Armenisë, të cilën e mposhtën me rezultat të thellë 5-2.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy