Profesori i filozofisë, Blerim Latifi tha se dy palë njerëzish i janë gëzuar heqjes së flamurit me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrëmë në Tiranë, gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi.
Ai shkroi në Facebook se disa “sharlatanë” të cilët “e ushqejnë fiksionin” për “komb kosovar” janë nga ata që i janë gëzuar kësaj.
“Dy palë janë gëzu mbramë nga pamjet e heqjes së flamurit të UÇK-së nga stadiumi në Tiranë. Serbët në Beograd, për arsyet që dihen. Dhe sharlatanët e fiksionit të quajtur “komb kosovar”, të cilët e ushqejnë fiksionin e tyre nga çarja e ëndërruar midis Kosovës dhe Shqipërisë”, shkroi Latifi.
Për këtë reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke kërkuar “ndjeshmëri e kujdes”.
“Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë”, u tha ndër tjerash në reagimin e OVL-UÇK-së