Me finale të madhe përmbyllet gara e madhe pingpongut WTT Feeder Prishtina 2025

by Nexhat

Për 5 ditë me radhë, salla e sportit në Pallatin e Rinisë ishte e mbushur me sportistë nga e gjithë bota të cilët ishin pjesëmarrës të garës së madhe të pingpongut WTT Feeder Prishtina 2025.

Humbje e fitore surprizuese kishte edhe në këtë edicion të dytë, atmosferë e madhe dhe emocione të papërshkrueshme e përcollën eventin gjatë gjithë këtyre ditëve.

banner

Dita e sotme filloi me gjysmëfinalet e meshkujve dhe femrave ku sportistja franceze Camille Lutz arriti të fitonte ndaj kampiones së vitit të kaluar Sakura Yokoi, megjithatë nuk arriti të fitonte ndaj Hitomi Sato e cila e dominoi bindshëm 3:0.

Te meshkujt, në një finale të fortë u përballën japonezi Kazuhiro Yoshimura dhe suedezi Elias Ranefur.

Ky i fundit, ndonëse tregoi një performancë të mirë gjatë gjithë garës, humbi 3:2 ndaj japonezit Yoshimura.

Te çiftet e përziera Gomoz Gustavo dhe Ortega Daniela, arritën që trofeun e vendit të parë ta kthejnë në Chile me një fitore emocionuese, të përjetuar nga ta për herë të parë.

Japonia arriti të dominonte në çiftet e femrave me dyshen e pandashme Sakura Yokoi dhe Hitomi Sato.

Në kategorinë e meshkujve, pati një përballje të fortë dhe dramatike në mes të Ibrahim Gunduz dhe Abdullah Yigenler me dyshen Ryuusei Kawakami dhe Kazuki Yoshiyama, pas një rezultati të ngushtë, jeponezët arritën të fitonin ndeshjen me rezultat 3:2.

E gjithë kjo, nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e madhe institucionale, sponsorët besnikë, stafin dhe vullnetarët të cilët kontribuan gjatë gjithë kësaj kohe.

“Federata e Pingpongut e Kosovës është falënderuese ndaj secilit që dha kontribut në këtë event. Shihemi vitin tjetër me një organizim edhe më të madh!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy