Milani në bisedime të avancuara me Liverpoolin për Chiesan

by Nexhat

Sipas gazetarit italian Orazio Accomando, Milani ka kontaktuar Liverpoolin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme huazimi për Federico Chiesan.

Anësori ka lënë të kuptohet se do të konsideronte një rikthim në Itali, dhe kubi italian është një nga ata që ai do të ishte i interesuar t’i bashkohej.

banner

Megjithatë, Liverpooli nuk ka ndërmend ta lërë Chiesën të largohet në huazim për momentin, kështu që bisedimet do të vazhdojnë me shpresën për të arritur një kompromis.

Në sezonin e tij të parë në Angli, 27-vjeçari bëri vetëm 14 paraqitje për Liverpoolin, duke përfshirë vetëm katër ndeshje në formacionin titullar.

Liverpooli po tenton shitjen e tij të përhershme, andaj mund ta bëjë huazim me obligim blerje për Milanin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy