Abdixhiku paralajmëron agjendën 15-pikëshe për qeveri uniteti: “Më mirë të vetëm në përpjekje, se sa pjesë e bllokadës”

by informim peje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partia e tij së shpejti do të prezantojë një agjendë 15-pikëshe si pjesë e propozimit të tij për krijimin e një qeverie uniteti.

Kjo iniciativë vjen në kohën kur vendi po përballet me një bllokadë të thellë institucionale dhe politike, për të cilën Abdixhiku thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërpartiake.

banner

Sipas kreut të LDK-së, dokumenti i ri është një përpjekje konkrete për të dalë nga ngërçi aktual dhe për të kthyer funksionalitetin në institucionet shtetërore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. “Ky është një dokument që jep drejtim, kthjelltësi dhe qëllim vet unitetit,” ka shkruar Abdixhiku në një postim publik.

Ai ka lënë të kuptohet se kjo nismë nuk është në funksion të përfitimeve të LDK-së apo të tij personalisht, por një tentativë e ndershme për të ofruar alternativë kur, siç thotë ai, “nuk ka asgjë tjetër të sinqertë që po ndodhë në prapaskenë”.

“Mund të refuzojnë gjithçka, sërish. Por si LDK, do të përpiqemi të ofrojmë dhe gjejmë zgjidhje! Sepse më mirë të jemi të vetëm në përpjekjen për zgjidhje, se sa pjesë të bllokadës pa qëllim,” ka shtuar ai.

Për Abdixhikun, propozimi për një qeveri tranzicioni është një nevojë urgjente në një situatë ku Kuvendi dhe Qeveria nuk funksionojnë, e përfaqësimi politik nuk është më legjitim. Ai ka përsëritur thirrjen për një marrëveshje të sinqertë politike që do t’i hapte rrugë zgjidhjes së krizës aktuale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy