AC Milan insiston transferimin e Granit Xhakës

by jonzefaj

Emri i Granit Xhakës është në qendër të vëmendjes në këtë afat kalimtar të verës, përkundër se Bayer Leverkuseni insiston se do ta mbajë mesfushorin shqiptar.

Krahas ekipeve nga Arabia Saudite, pastaj Galatasarayt, Fenerbahçes e Evertonit, është skuadra e Milanit që po insiston në transferimin e Xhakës.

banner

Mësohet se te Milani po e shohin Xhakën si përforcim të duhur për mesfushën dhe partner ideal për Luka Modriqin, pasi kroati do ti bashkohet ekipit italian këtë verë.

Thuhet se Milani ka bërë gati ofertën dhe pritet së shpejti ta kontaktoj Leverkusenin për transferimin e tij.

32-vjeçari në vitin 2023 iu bashkua Leverkusenit nga Arsenali dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy