Avokati i Pecit: Ministri ia ka dorëzuar dosjen Prokurorisë 10 ditë para intervistimit

by Nexhat

Taulant Hodaj, avokat i ministrit në detyrë Faton Peci, në emisionin “KOSOVA LIVE” të T7 ka thënë se Peci e ka dorëzuar vetë në Prokurori dosjen e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Sipas Hodajt, Peci këtë e ka bërë 10 ditë para se të intervistohej.

banner

Ai shton se nuk ka asgjë për të fshehur në këtë rast.

“Një gjë mund të them me përgjegjësi të plotë se ministri zoti Peci, para dhënies së dëshmisë së tij, 10 ditë përpara e ka dërgu vetë te Prokuroria dosjen, në mënyrë proktive, iu ka thënë po bëhet bujë në media, ja ku e keni dosjen kapni verifikoni. Ndoshta është ekskluzive kjo për ju, se nuk jam lëshu më herët në këto informacione. Për çudi, Policia dhe prokuroria nuk e kanë pasë fare të njohur këtë fakt, që vetë ministri e ka çu dosjen vetë në Prokurori dy javë përpara, por e kanë pasur një dosje që e kanë përgatitur ata në bazë të burimeve tjera. Nuk ka pasë diçka për të fshehur aty dhe e kanë kuptu në atë kohë që ka ekzistu një dosje, ne ja kemi të dhënat se kur është dorëzu e krejt. Në bazë të planit të programit e ka dhënë dëshminë e tij ministri dhe besoj se ajo çështje do të sqarohet sepse nuk ka asgjë serioze në atë rast. Po të kishte diçka serioze aty, vetë ministri nuk do t’ia kishte dërgu proaktivisht Prokurorisë dosjen, domethënë me iu thënë hajde hetoni”, ka thënë Hodaj në T7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy