AVONET kritikon angazhimin e asistentëve personalë nga deputetët, ata ende nuk kanë filluar punë për vete

by engel

Rrjeti i organizatave joqeveritare Avonet ka shprehur shqetësime lidhur me praktikën e angazhimit të asistentëve personalë për deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si të paarsyeshme dhe në kundërshtim me rolin e deputetëve në sistemin parlamentar.

Kenan Gashi, përfaqësues i Avonet, ka deklaruar se deputetët nuk kanë nevojë për asistentë personalë, pasi funksioni i tyre si përfaqësues të zgjedhur duhet të jetë i fokusuar në punën brenda komisioneve parlamentare.

banner

“Deputetët e Kuvendit nuk mund të kenë asistentë personalë, sepse roli i tyre si deputet duhet të funksionojë mbi bazën e punës në Komisionet Parlamentare. Asistentët duhet të jenë të angazhuar për detyra që lidhen me këto komisione,” u shpreh Gashi për media.

Ai po ashtu ka ngritur dyshime mbi efikasitetin e deputetëve aktualë, duke vlerësuar se angazhimi i asistentëve është më shumë simbolik sesa funksional.

“Deputetët nuk e kanë marrë rolin e plotë si përfaqësues, sepse nuk po e ushtrojnë siç duhet funksionin e tyre. Ata që kanë marrë asistentë nuk i takojnë një partie të mirë dhe nuk po mbrojnë buxhetin,” shtoi ai.

Avonet kërkon rishikimin e kësaj praktike, duke theksuar nevojën për një qasje më transparente dhe të orientuar drejt funksionit të vërtetë parlamentar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy