Christian Chivu emërohet trajner i ri i Interit

by engel

Ashtu siç pritej, Interi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi zikaltër ka firmosur me ish-mbrojtësin rumun Christian Chivu, duke i besuar drejtimin e skuadrës për sezonet e ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhej shkurtimisht: “Chivu është trajneri i ri”. Marrëveshja mes palëve do të zgjasë deri në vitin 2027, duke i dhënë teknikut rumun mundësinë të ndërtojë një projekt afatgjatë me ekipin.

banner

Chivu, i cili më parë ka drejtuar ekipin e të rinjve të Interit, do të përballet me sfidën e rikthimit të zikaltërve në majat e futbollit italian dhe europian. Tifozët tashmë presin të shohin ndikimin e tij në skuadër dhe strategjinë e re që do të ndjekë klubi nën drejtimin e tij.
Një epokë e re fillon në “Giusepe Meazza”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy