Deputetët në Kosovë angazhojnë asistentë me paga të majme – Dy muaj pa Kuvend funksional!

by engel

Kanë kaluar dy muaj që kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet si pasojë e përçarjes politike, ndërkohë që deputetët vazhdojnë të marrin pagat e tyre pa zhvilluar asnjë seancë apo aktivitet parlamentar.

Pavarësisht kësaj gjendjeje të bllokuar, deputetët janë kujdesur të angazhojnë edhe asistentë personalë, të cilët gjithashtu paguhen me paga të konsiderueshme, raporton FrontOnline.

banner

Sipas një liste të siguruar nga Kuvendi i Kosovës, rezulton se 74 nga 120 deputetë tashmë kanë angazhuar zyrtarë të lartë personalë, përfshirë këshilltarë, asistentë dhe koordinatorë, me pagë bruto prej 638 deri në 850 euro në muaj, pa përfshirë beneficionet shtesë.

Kjo praktikë bazohet në Rregulloren Nr. 08/Rr-004, e cila rregullon shtesat mbi pagën bazë për deputetë dhe klasifikimin e pagave për stafin mbështetës politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime në opinionin publik, veçanërisht në kohën kur Kuvendi është jashtë funksionit, dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për zgjidhjen e krizës institucionale që e ka paralizuar jetën parlamentare në vend.

Derisa qytetarët përballen me sfida ekonomike të përditshme, angazhimi i stafit personal nga ana e deputetëve, pa pasur aktivitet legjislativ aktiv, po shihet si abuzim me buxhetin publik dhe mungesë përgjegjësie politike.

Lista e deputetëve që kanë angazhuar asistentë tashmë është publike, ndërsa kërkesat për transparencë dhe llogaridhënie po shtohen nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga vetë qytetarët e zhgënjyer me funksionimin e institucioneve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy