Gazetarja australiane Lauren Tomasi u qëllua me plumb gome nga policia ndërsa mbulonte protestat në Los Angeles të SHBA-së.
Gazetarja Tomasi e cila u qëllua në këmbë nga një plumb gome i shkrepur nga policia ndërsa mbulonte protestat në Los Angeles, nuk ka pësuar lëndime serioze.
Përderisa demonstratat e nisura në mbështetje të emigrantëve të parregullt të ndaluar në qytetin amerikan të Los Angeles vazhdojnë në ditën e tretë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se demonstratat po “përkeqësohen” dhe ka dhënë urdhrin për dërgimin e njësiteve ushtarake.
Trump bëri deklarata në lidhje me protestat në platformën e mediave sociale “Truth Social” pas intensifikimit të demonstratave në qytet, ku filloi të veprojë edhe Garda Kombëtare.
Duke vënë në dukje se shefi i Departamentit të Policisë së Los Angelesit (LAPD), Jim McDonnell informoi se protestuesit “janë bërë edhe më shumë agresivë”, Trump tha se “Situata në Los Angeles duket me të vërtetë shumë e keqe. Dërgoni njësitë ushtarake”.
Trump i cilësoi protestuesit si “banditë” dhe ndau mesazhin: “Mos i lini këta banditë të shpëtojnë pa u ndëshkuar për atë që kanë bërë. Bëjeni Amerikën përsëri të madhe”.