E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

by Nexhat

Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se lojtari francez Rayan Cherki do të kalojë nga Lyon te Manchester City.  

Sipas raportimeve të L’Équipé, klubi anglez ka arritur një marrëveshje me Lyon për një paketë prej 35 milionë eurosh, e cila përfshin edhe bonuse shtesë. 

banner

Cherki, i cili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Manchester City, shihet si një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolës, veçanërisht pas largimit të Kevin De Bruyne. Lojtari 21-vjeçar, pritet të sjellë kreativitet në mesfushë

Transferimi vjen ndërsa Manchester City përgatitet për Kupën e Botës për Klube, me dokumentet që po përgatiten për të finalizuar marrëveshjen në kohë.  

Cherki zgjodhi Manchester City përpara interesimit nga klube të tjera si Liverpool, Chelsea dhe Borussia Dortmund. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy