Gjykata e Apelit konfirmon masat e sigurisë për Erion Veliajn, “Arrest në Burg”

by engel

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin mbi çështjen penale nr. 139, duke miratuar masat e sigurimit të vendosura më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Sipas njoftimit zyrtar, trupa gjykuese monokratike, e përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e datës 23 prill, i cili sanksionon masën e “arrestit në burg” për Erion Veliajn dhe “arrestit në shtëpi” për E.A. në kuadër të hetimeve paraprake të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

banner

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita e njoftimit. Ndërkohë, masa e sigurisë ndaj Veliajt, e vendosur fillimisht në shkurt të këtij viti dhe e konfirmuar nga Apeli më 13 mars, është në shqyrtim në instancën më të lartë gjyqësore.

Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt, po hetohet për “korrupsion pasiv” në nëntë raste dhe “pastrim parash”, ndërsa së fundmi ndaj tij është shtuar edhe akuza për “fshehje të pasurisë” nga SPAK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy