Gjykata e Apelit shqyrton sot kërkesën e Erion Veliajt për lirimin nga burgu

by engel

Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga masa e sigurisë “arrest në burg”. Seanca është planifikuar të mbahet në orën 14:00.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të SPAK, nën akuzën për “korrupsion pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. Kohët e fundit, Prokuroria e Posaçme i ka shtuar edhe një akuzë të re: “fshehje të pasurisë”.

banner

Aktualisht, vendimi për masën e sigurisë “arrest në burg”, i vendosur fillimisht në muajin shkurt dhe i lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm më 13 mars, është në shqyrtim edhe në Gjykatën e Lartë.

Avokatët e Veliajt kanë argumentuar se masa është disproporcionale dhe kanë kërkuar lirimin e tij, duke ofruar garanci alternative. Ndërkohë, SPAK insiston se ekziston rrezik për ndikim në hetime dhe prishje të provave.

Seanca e sotme pritet me interes të lartë publik, për shkak të profilit të lartë politik të Veliajt dhe natyrës së rëndë të akuzave që rëndojnë ndaj tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy