18
Kreshnik Hajrizi dhe Ilir Krasniqi nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së sotme ndaj Komoreve, për shkak të lëndimeve të lehta.
Pas vlerësimeve nga stafi mjekësor dhe në konsultim me trajnerët, është vendosur që dy lojtarët të pushojnë për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tyre fizike.
Takimi do të zhvillohet sonte në ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kosova synon një tjetër fitore para publikut vendas.
Pavarësisht mungesave, atmosfera në kampin e Dardanëve mbetet pozitive, me ekipin të fokusuar në arritjen e rezultatit maksimal.