Memli Krasniqi akuzon LVV për bllokimin e procesit demokratik

by engel

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për pengimin e konstituimit të institucioneve, duke e cilësuar këtë si një bllokadë politike.

Ai rikujtoi se katër muaj më parë, qytetarët përmes votës së lirë vendosën për drejtimin politik të vendit, duke i dhënë fund sundimit të një partie dhe duke i dhënë shumicën parlamentare opozitës.

banner

“Qytetarët dolën në zgjedhje të lira dhe shprehën vullnetin e tyre. Ata i thanë jo sundimit të një partie në katër vitet e kaluara dhe i dhanë shumicën opozitës. Sot, LVV është duke e bllokuar këtë proces, duke penguar konstituimin e Kuvendit. Është kaluar çdo kufi i racionalitetit. Kjo nuk është politikë, por një tentativë për të mbajtur peng vullnetin e qytetarëve të Kosovës,” deklaroi Krasniqi.

Situata politike mbetet e tensionuar, ndërsa palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për tejkalimin e bllokadës. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy