Kryetari i Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një intervistë për televizionin A2 CNN, ka thënë se është i gatshëm për të zgjidhur krizën për kuvend duke mos kërkuar poste në qeveri.
“Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në qeveri Kurtit”, është shprehur ai.
Por, shumëkush këtë deklaratë e “interpretoi” si ndryshim të qëndrimit të partisë Nisma, mirëpo të njëjtën e ka sqaruar bashkëpunëtori i Limajt, Endrit Shala.
Ai tha: “Jo, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kryetari Fatmir Limaj ka qenë i qartë në intervistën e tij: Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me votat tona në Kuvend për ta tejkaluar krizën institucionale, por jo për të hyrë në Qeveri”, shprehet Shala
“Që nga fillimi, kemi propozuar një partneritet në nivel parlamentar, me Fatmir Limajn si Kryetar të Kuvendit, si zgjidhje serioze për të garantuar stabilitet institucional dhe funksionim demokratik të Kuvendit”, shprehet ai.