“Njerëz të poshtër” “gjakderdhja e pashmangshme” çfarë po paralajmëron me gjuhë të rëndë Bekë Berisha?

by Nexhat

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër pas dështimit të 29-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një krizë të thellë shoqërore dhe institucionale.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Berisha ka përshkruar realitetin aktual me fjalë të rënda, duke renditur 10 arsye që, sipas tij, tregojnë degradimin total të shoqërisë dhe sistemit politik në vend.

banner

“Kur nuk mundesh me komuniku as me u marr vesh me askënd. Kur nuk respektohet asnjë vlerë. Kur i vjetri për të riun është barrë. Kur materializmi mbizotëron mbi gjithçka. Kur çdo budallë shprehet lirshëm dhe ka ndikim në shoqëri,” – shkruan Berisha ndër të tjera.

Ai vë në pah, sipas tij, fenomenin e hipokrizisë në përkujtimin e heronjve, emërimet politike të njerëzve të papërshtatshëm në pozita shtetërore, si dhe mungesën e moralit e të drejtësisë në jetën publike.

“Kur fjalën kryesore e ka ma i keqi ndër të këqijtë… dhe tradhtia është kryefjala e të gjithave,” thekson ai, duke përfunduar me një paralajmërim të ashpër:

 “Nëse Zoti nuk dërgon një pejgamber, atëherë gjakderdhja është e pashmangshme!”

Ky reagim vjen në një moment kritik për institucionet e vendit, teksa për herë të 29-të me radhë ka dështuar përpjekja për ta konstituuar Kuvendin, duke lënë Kosovën në një ngërç të zgjatur politik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy