“Nuk e njoh fare atë vajzën”, Armand Duka sqaron të vërtetën për deklaratën e ish-banores së Big Brother Vip

by informim peje

Shitja e tyre u bë me aplikim, në formën e një shorti. Ndërkohë që një deklaratë e bërë nga ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, ku thotë se biletën e ka siguruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, po bën xhiron në rrjet.

Pikërisht për këtë çështje, Newsport.al kontaktoi presidentin e FSHF-së Armand Duka.

banner

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit mohoi kategorikisht diçka të tillë, madje u shpreh se nuk e njeh personin në fjalë dhe prej 1 muaj nuk ka pasur kohë as për të përdorur telefonin personal, për shkak të angazhimeve me Kombëtaren.

Edhe pse ish-banorja e Big Brother Kosova, ka pretenduar se është shumë e njohur edhe në Shqipëri, situata flet vetë duke treguar se gjithçka është e amplifikuar për shkak të kërkesës së lartë për një biletë stadiumi.

Vlen të përmendet, se presidenti i FSHF-së Armand Duka është pranë Kombëtares shqiptare, në Riga të Letonisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy