Presidentja Osmani pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, Aivo Orav: në fokus konstituimi i institucioneve dhe përparimi drejt BE-së

by informim peje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, me të cilin ka biseduar për zhvillimet më të fundit politike në vend si dhe për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Në qendër të diskutimeve ishin procesi i konstituimit të institucioneve të reja dhe rëndësia e një qasjeje të përbashkët për të çuar përpara agjendën integruese të vendit.

banner

Presidentja Osmani theksoi se përkushtimi ndaj reformave dhe forcimi i institucioneve demokratike janë kyç për të avancuar drejt anëtarësimit në strukturat evropiane.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe vizitës së fundit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Kaja Kallas.

Presidentja e cilësoi këtë vizitë, si dhe praninë aktive të zyrtarëve të tjerë të lartë të BE-së, si dëshmi të qartë të mbështetjes së vazhdueshme që BE-ja i jep Kosovës në rrugën e saj integruese.

Po ashtu, në takim u diskutua për rëndësinë e reformave të qëndrueshme, forcimin e sundimit të ligjit dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane, veçanërisht në fusha që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy