“Presion politik” – Çka po mundohet të bëjë Serbia me ndalimet e shqiptarëve?

by informim peje

Në emisionin “Ora Shtatë” u diskutua për ndalimin e ish-zyrtarit policor të Kosovës, Arbnor Spahiu si dhe infermieres Linda Fetahu-Krivanjeva nga autoritetet e Serbisë.

Paneli që diskutua mbi këto tema ishte i përbërë nga ish-nënkoloneli Refki Morina, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi dhe avokati Valdet Hoxha.

banner

Morina tha se me arrestimet dhe ndalimet që po i bën Serbia karshi shtetasve të Kosovës, sidomos zyrtarëve të policisë dhe ish-ushtarëve të UÇK-së është një presion politik.

“Institucionet tona nuk i njeh Serbia, dhe nëpërmjet kësaj është një mesazh politik, një presion politik me arrestime të tilla”, u shpreh Morina.

Morina tutje thotë se duhet të ketë kujdes të mos kalohet nga Serbia, pasi shqiptarët edhe mund të keqtrajtohen.

Edhe Elezaj pajtohet me Morinën, duke thënë se rastet e së dielës dëshmojnë edhe një herë që kalimi nëpër Serbi nga shqiptarët është e pasigurt dhe ka rrezikshmëri për ta.

“Ndalimi i ish-pjesëtarit policor dhe arrestime të tjera dëshmojnë se Serbia është vend i pasigurt për ta përdorur si tranzit për qytetarët e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet perëndimore”, tha Elezaj.

Ndryshe, Hoxha tha se ndalimet e tilla janë arbitrare dhe të paligjshme, transmeton Klankosova.tv.

“Patjetër që nuk mund të ketë cilësim tjetër pos arrestim arbitrar, dhe intervistimi siç u informuam që mund të jetë i lidhur me rastin ‘Banjska’, natyrshëm që mekanizmat e sigurisë së Serbisë të cilët e kanë kryer këtë arrestim të paligjshëm dhe arbitrar e dinë që një ish-zyrtar i policisë nuk ka të bëjë me çështje organizative, operacionale siç ishte në organizimin në rastin ‘Banjska’ nga ana e Serbisë”, u shpreh Hoxha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy