Sofia Vergara merr vëmendje me një fotografi provokuese dhe komente nga miqtë e famshëm

by Nexhat

Sofia Vergara, aktorja kolumbiane 52-vjeçare, ka ngritur temperaturat në Instagram me një fotografi joshëse ku shfaqet pa bluzë, duke u rrezitur buzë pishinës.

Me një buzëqeshje të lehtë dhe atmosferë verore, ylli i “Modern Family” e shoqëroi postimin me mbishkrimin në spanjisht: “Llego el verano” – që përkthehet “Vera ka mbërritur”.

banner

Fotografia bëri bujë menjëherë, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat dhe miqtë e saj të njohur, shkruan DailyMail.

Foto: Sofia Vergara/Instagram

Ndër komentet më të spikatura ishte ai i modeles dhe koleges së jurisë në “America’s Got Talent”, Heidi Klum, e cila shkroi me humor: “Hajde… Unë po bëj të njëjtën gjë. Po veshi rroba banje”.

Vergara është një nga figurat më të ndjekura dhe më të admiruara në rrjetet sociale për elegancën dhe karizmën e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara)

Së fundmi, ajo ka qenë në qendër të spekulimeve mediatike për një lidhje të mundshme me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Të dy janë parë disa herë së bashku në evente dhe dalje publike, por burime pranë tyre sugjerojnë se romanca nuk zgjati shumë. Sipas thashethemeve, Hamilton humbi interesin, gjë që la aktoren të ndjehej e “braktisur”.

Megjithatë, Sofia nuk e ka humbur shkëlqimin dhe vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur në Hollywood – dhe një ikonë e vërtetë e stilit dhe vetëbesimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy