Srpska reagon për vizitën e Kurtit në Mitrovicën e Veriut: Po e largon vëmendjen nga moskonstituimi i Kuvendit

by Nexhat

Lista Serbe  ka reaguar pas vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në veri të Kosovës. Sipas tyre, Kurti dhe Sveçla atje kanë shkuar “me dhjetëra forca speciale të armatosura duke u munduar të fshehin dështimin me lojëra të lira politike”.

“Kjo ardhje befasuese përfaqëson një tjetër tentativë të Albin Kurtit për ta larguar vëmendjen e publikut nga fakti se edhe pas disa muajsh nuk ka arritur të formojë kuvendin në Prishtinë e as të përmirësojë pozitën e popullit të vet.”

banner

Lista Serbe pretendon se Kurti sa herë që pëson ndonjë “disfatë” bën “sulme ndaj serbëve, institucioneve të Republikës së Serbisë, arrestime e bastisje pa bazë apo ngritje të tensioneve”.

“Si gjithmonë kur pëson disfatë në kuptimin politik apo institucional, kur zbulohet afera e bashkëpunëtorëve të tij, Kurti përdor skenarin e provuar: sulmet ndaj serbëve, institucioneve të Republikës së Serbisë, arrestimet dhe bastisjet pa bazë, apo ngritjen e tensioneve në komunitetin serb. Populli serb sot, për kush e di sa herë, ka treguar dinjitet dhe pjekuri politike – duke injoruar me neveri këtë cirk provokues. Ata nuk janë dhe nuk do të jenë të mikpritës për ata që kërcënojnë, arrestojnë, diskriminojnë dhe përpiqen të imponojnë një vullnet politik në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, duke u përpjekur të demonstrojnë pushtet të rremë mbi bashkatdhetarët tanë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy