Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor, KQZ e gatshme të nis përgatitjet

by engel

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vendosur 12 tetorin si datën e zgjedhjeve të rregullta lokale, duke hapur zyrtarisht procesin për organizimin e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mbajë një mbledhje për të miratuar afatet dhe planin e aktiviteteve zgjedhore. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi për Klankosova.tv se ky plan do të përcaktojë saktësisht fazat e procesit zgjedhor dhe përfshirjen e subjekteve politike, votuesve dhe vëzhguesve.

banner

Sipas tij, aktivitetet kryesore përfshijnë:

  • Certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listës së kandidatëve.
  • Verifikimin e përshtatshmërisë së kandidatëve dhe deklarimin e partive për pjesëmarrje në koalicion.
  • Regjistrimin dhe votimin për personat jashtë Kosovës dhe ata me nevoja të veçanta.
  • Periudhën e fushatës zgjedhore dhe procedurat për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave.
  • Emërimin dhe trajnimin e trupave zgjedhore, përfshirë Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillat e vendvotimeve.
  • Certifikimin e Listës së Votuesve dhe procedurat për votimin.

Ky proces zgjedhor pritet të jetë një nga më të rëndësishmit në vitin 2025, duke përcaktuar përfaqësimin politik dhe qeverisjen lokale në Kosovë për vitet e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy