Armando Broja, në kërkim të një klubi të ri – Leipzig dhe Wolfsburg në garë

by engel

E ardhmja e Armando Brojës mbetet e pasigurt, teksa sulmuesi shqiptar pritet të rikthehet te Chelsea pas përfundimit të huazimit te Everton. Megjithatë, ai nuk figuron në planet e londinezëve për sezonin e ardhshëm, duke e detyruar të kërkojë një ekip të ri.

Sipas Sky Sports DE, dy klube gjermane, Leipzig dhe Wolfsburg, po ndjekin nga afër situatën e 23-vjeçarit dhe mund të bëjnë një ofertë zyrtare te Chelsea. Interesi për Brojën është konkret, dhe mbetet për t’u parë nëse një transferim në Bundesliga do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy