Presidenti austriak Alexander Van der Bellen ka shprehur ngushëllimet e tij për sulmin në një shkollë në Graz ku mbetën 10 të vdekur, mes tyre autori, duke thënë se “ky tmerr nuk mund të shprehet me fjalë”.
“Ajo që ndodhi sot në një shkollë në Graz e godet vendin tonë në zemër,” ka thënë ai ndërsa ka shtuar: “Këta ishin të rinj që kishin gjithë jetën përpara. Një mësues që i shoqëroi në udhëtimin e tyre. Nuk ka asgjë që mund ta lehtësojë dhimbjen që ndjenë prindërit, gjyshërit, vëllezërit e motrat dhe miqtë e të vrarëve në këtë moment. Austria vajton,” ka thënë ai.
Në mesazhin e tij ai ka bërë thirrje për unitet dhe solidaritet: “Qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë dhimbje, bashkë do të tregojmë se forca jonë qëndron te kjo bashkim.”