Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho u shpreh pas ndeshjes me Letoninë që u mbyll në barazim 1-1 se skuadra gaboi goxha në pjesën e parë.
Edhe pse pati një përmirësim në të dytën, sipas tij, futbolli luhet për 90 minuta dhe duhet të ketë një qëndrim më ndryshe nga futbollistët
“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë, në 15-20 minutat e kemi gabuar goxha sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Kemi pasur disa goditje këndi. Përmirësuam goxha në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet që ne të futemi në fushë me një sjellje, me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta”, tha Sylvinho.
Trajneri Sylvino komentoi edhe zëvendësimet që bëri
“Laçi ishte shumë i lodhur dhe ishte zëvendësimi i parë më i shpejtë sepse kishte harxhuar më shumë energji. Hoxha ishte pak i bllokuar, duke u zëvendësuar me Muçin për t’i dhënë epërsi ekipit duke qenë se luan mes linjave. Dhe më pas ndërrimet e tjera si Bajrami etj. Futbolli është i tillë që mund të luash me tre sulmues dhe nuk fiton, mund të luash edhe me një sulmues dhe fiton”.
“Është mëkat sepse shpërdoruam 45 minuta, por futbolli luhet 90 minuta. Edhe nëse je ekip si Brazili, apo Gjermania, nëse nuk fiton në fushë, pavarësisht se në letër duhet të fitosh, nëse nuk aplikon ato gjëra në fushë, nuk e kap dot objektivin. Sigurisht jemi futur me objektivin për ta fituar ndeshjen”, shtoi trajneri brazilian, sipas të cilit, qasja dhe qëndrimi i lojtarëve në fushë kanë impaktuar rezultatin e kësaj ndeshje./tvklan.al