Edi Rama po përpiqet të sjellë Jamalin në Tiranë

by informim peje

Në rubrikën e rikthyer pas zgjedhjeve “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po përpiqet të jetë mikpritëse e eventit “The Globe Soccer Awards”, një ngjarje e rëndësishme për futbollin botëror.

“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, por jemi diskutuar edhe Durrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.

banner

Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket edicionit global në Dubai dhe për edicionin europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.

Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yaman, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy