FSK njofton për zhvillimin e disa stërvitjeve ushtarake në disa zona të komunës së Gjakovës

by Nexhat

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) informon qytetarët e Komunës së Gjakovës se nga data 17 deri më 26 qershor do të zhvillohen stërvitje ushtarake në hapësirat e Aeroportit të Gjakovës dhe zonat përreth.

Gjatë kësaj periudhe, në zonat e përfshira do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Qytetarët paralajmërohen për mundësinë e shqetësimeve të përkohshme gjatë stërvitjeve.

banner

FSK kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, duke siguruar se qëllimi i tyre është përgatitja dhe ngritja e kapaciteteve të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy