Halil Thaçi i cili është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhës e VV-së, do të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kandidimin e tij e zyrtarizoi kryetari i partisë, Albin Kurti.
Thaçi në një prononcim për Gazeta Blic ka folur për kandidaturën e tij, teksa ka thënë se do ta mposhtë kryetarin aktual të Obiliqit, Xhafer Gashin.
Ai ka akuzuar qeverisjen e tij për nepotizëm e korrupsion.
“Kryetarin aktual dhe qeverisjen e tij patjetër se do ta mposhtin vetë qytetarët e komunës së Obiliqit, ata të cilët për çdo ditë përballen me keq shërbimin në të gjitha sferat që kjo qeverisje ju ofron. Nepotizmi e korrupsioni sikur janë bërë normalitet në qeverisjen e LDK-së në Obiliq. Të gjithë e dinë se çka ka ndodhur me pronat komunale. Të gjithë qytetarët e dinë se çka ndodhë me punësimet në arsim, shëndetësi, administratë e gjetiu”, ka thënë ai.
Po ashtu, Thaçi është shprehur i bindur se më 12 tetor, qytetarët e Obiliqit do t’i japin fund kësaj qeverisje.
“Jam i bindur se qytetaret e Obiliqit më 12 tetor do t’i japin fund qeverisjes së atyre që edhe rrugët i asfaltojnë vetëm me preferenca politike, që subvencionet, grandet e deri tek tenderët i japin vetëm për militantet e tyre”, ka deklaruar Halil Thaçi