Hamza kritikon Kurtin: Tallje e ulët të thuhet se ka vota për Qeveri, por jo për kryetar Kuvendi

by Nexhat

Bedi Hamza kandidati për kryeministër i PDK-së e ka bërë përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje së ashku me partnerët e saj Alternativën dhe Guxo për vonesën katër mujore të mos krijimit të institucioneve të Kosovës

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se është shumë e ulët tallja nga ana e Albin Kurtit, i cili ka deklaruar se i ka votat për qeveri.
Ai ka thënë se, nëse Lëvizjes Vetëvendosje nuk i duhet ndihma dhe vota e PDK-së:

banner

“Po, nëse nuk i duhet ndihma dhe vota jonë, fare mos të na pyesin. Nëse i duhen numrat edhe përkrahja prej Partisë Demokratike, ne nuk po kufizohemi në një, dy apo tre – nuk po japim emra, sepse është në të drejtën e tyre – por prej 40 vetave nuk po e gjejnë një me propozu…”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Hamza është pyetur nga moderatori Ermal Panduri nëse PDK-ja do ta votojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit. Ai është përgjigjur se, siç po shihet, nuk kanë marrëveshje:

“Ne po themi për kandidatin e propozuar prej Vetëvendosjes, e që mund të jetë ai që e propozon partia e cila ka fituar më së shumti për ulëse.”

Ai ka thënë se PDK-ja që nga fillimi ka qenë konsistente:

“Për mua është e pëlqyeshme, e dëshirueshme, koalicioni me partitë që kanë qenë në opozitë, dhe në këtë drejtim kemi qenë të gatshëm, jemi të gatshëm, jemi ulur për të biseduar. Jemi partia e vetme që kemi biseduar me të gjitha partitë politike…”, ka thënë Hamza.

“Prandaj, partia e parë e ka të drejtën, por e drejta vjen edhe me përgjegjësi. Nuk ka: ‘kam veç të drejtë’ – ke edhe përgjegjësi. Nëse e ke të drejtën ti me propozu kandidatin për kryetar të Kuvendit apo kandidaten, atëherë ke edhe përgjegjësi me ia ba votat. Është absurd kjo lojë e fjalëve dhe është shumë e ulët me thënë ‘i kemi votat për qeveri, por s’i kemi votat për kryetar të Kuvendit’. Kjo është tallje,” ka thënë Hamza.

Tutja e ka bërë përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje së ashku me partnerët e saj Alternativën dhe Guxo për vonesën katër mujore të mos krijimit të institucioneve të Kosovës.

”Vendi është duke pësuar çdo ditë dëme në sfera të ndryshme; edhe në aspektin diplomatik, edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik edhe të standardit të jetesës”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy