Hasani për Bujar Bukoshin: Ishte njeri i rrallë, stoik në karakter e i drejtë si pak kush

by informim peje

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar për vdekjen e ish kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Ai ka thënë se Bukoshi ishte “njeri i rrallë: i ditur e i butë, i fjalës e i besës, stoik në karakter e i drejtë si pak kush”.

banner

“Me Dr. Bujarin kemi kaluar gjashtë vjet të gjata në ekzil – vite pune, sfidash e idealizmi. Ishte njeri i rrallë: i ditur e i butë, i fjalës e i besës, stoik në karakter e i drejtë si pak kush. I pajisur me një ndjenjë të thellë për çdo fushë të jetës publike, edhe pse vinte nga mjekësia, ai e ndiente shtetin si organizëm të gjallë, që duhej shëruar me maturi, moral dhe vetëflijim. Fatkeqësisht, ai besonte shumë, shpesh deri në naivitet, dhe zemrën e tij të bardhë ia lanë në duar njerëz që nuk e meritonin. E keqpërdorën mirësinë e tij, pa ia kuptuar as thellësinë, as pasionin. Por ai nuk u lig, sepse besonte më shumë te nderi sesa te rezultati. Lamtumirë, mik i mirë, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshi dhe i shërbeu pa kursim”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy