Kryeziu: S’ka pse e pret aktgjykimin ndaj kërkesës së AAK-së, Presidentja do të duhej ta dorëzonte lëndën në Kushtetuese për bllokadën në Kuvend

by Nexhat

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se presidentja Osmani tashmë do duhej ta dorëzonte lëndën në Gjykatë Kushtetuese sa i përket bllokadës në Kuvend pasi siç thotë për RTV21, ajo është e vetmja që ka legjitimitet dhe legalitet të plotë për ndërhyje në këtë situatë.

Sipas tij, presidentja duhet të jetë më aktive dhe se nuk ka pse e pret aktgjykimin ndaj kërkesës së AAK-së pasi siç thekson ajo është dorëzuar nga deputetët që nuk janë të konstituar.

banner

“Kjo duhej ta dorëzonte( lëndën) sepse kërkesa e bërë nga AAK-ja është me defekte sepse këta deputetë s’janë deputetë por deputetë në tentativë ose të pakonstituar…s’kanë të drejtë e detyrë të marrin vendime. Presidentja duhet me qenë shumë aktive jo kështu ngadalë por shumë aktiv sepse kur e kemi hartuar kushtetutën presidentit i kemi lënë hapësirë edhe një vit se përafërsisht e kemi ditur se mund të ketë bllokada. Tash e vetmja me legjitimet dhe legalitet të plotë është presidentja dhe për këtë arsye duhet me ndërhy sepse e ka detyrë kushtetuese se kushtetuta e detyron është obligative ndaj kushtetutës se është faktor i unitetit të popullit, duhet të përdorë mjete politike dhe juridike”, tha Kryeziu

Gjatë ditës, këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha se tashmë ekipi ligjor i presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese rreth bllokadës në Kuvend por që po e presin vendimin e gjykatës ndaj kërkesës së AAK-së rreth procedurave në seancën konstituive të Kuvendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy