Kurti ngushëllon familjet e viktimave të sulmit tragjik në shkollën e Graz-it

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit tragjik me armë zjarri që ndodhi në një shkollë në Graz të Austrisë, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat dhe solidaritetin me popullin austriak.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti theksoi të drejtën e çdo njeriu për siguri dhe një ambient të sigurt për të mësuar, larg frikës dhe kërcënimeve.

banner

“Jemi thellësisht të tronditur nga sulmi tragjik në një shkollë në Graz. Çdokush ka të drejtën themelore për siguri dhe për një ambient ku mund të mësojë pa frikë dhe kërcënim. Në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të prekura dhe solidaritetin tonë me popullin e Austrisë”, ka shkrua Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy