REAGIM PËR MEDIE
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellë me vëmendje takimin e sotëm trepalësh në Bruksel, ndërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb, Petkoviç, dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sorensen. LDK-ja konsideron se Bislimi nuk ka mandat dhe as legjitimitet për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë.
Mandati i qeverisë në të cilën ku Bislimi ka qenë emëruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti ka përfunduar me certifikimin e rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit. Andaj, Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut.
Negociatat me Serbinë janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe nuk mund të zhvillohen nga një qeveri në detyrë. Çdo marrëveshje apo angazhim eventual i ndërmarrë në këtë fazë nuk do mund të prodhojnë obligime për Kosovën. Tentimi i Bislimit për ta futur Kosovën në obligime, pa patur mandat legjitim e demokratik, është i papranueshëm, antikushtetues dhe joligjor.
LDK-ja kërkon që të respektohet rendi kushtetues dhe vullneti i qytetarëve të shprehur në zgjedhje. Dialogu duhet të vazhdojë vetëm nga institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet, me mandat të qartë dhe përfaqësim të plotë
LDK