Mehani i VV’së me akuza ndaj Lushtakut, e konfirmon se eskorta e Kurtit është gjuajtur me vezë në Skënderaj

by Nexhat

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, e ka konfirmuar informacionin se eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti është gjuajtur me vezë në atë qytet.

Me anë të një statusi në Facebook, ai ka akuzuar drejtpërdrejt ish-kryetarin e komunës së Skenderajt Sami Lushtakun, për të cilin thotë se qëndron pas sulmit të sotëm me vezë.

banner

“Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”.

“Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vëmendje me skandale”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy