Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare Bujar Bukoshi, një nga figurat qendrore të jetës politike kosovare në vitet ’90 dhe ish-kryeministër në ekzil i Kosovës.
Bukoshi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën.
Gjatë periudhës së vështirë të viteve të ’90-ta, ai shërbeu si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, duke qenë një zë i rëndësishëm në përfaqësimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përveç angazhimit politik, Bukoshi ishte edhe mjek me profesion dhe një figurë e njohur publike për vite me radhë në Kosovë dhe jashtë saj.
Ai ka lënë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat: Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan dhe Taulant.
Detajet për ceremoninë e varrimit pritet të bëhen publike nga familja në orët në vijim.