Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë para protestës së 11 qershorit

by informim peje

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se sot, me datë 10 qershor 2025, do të mbajë një konferencë për media, me fillim nga ora 10:00, në prag të protestës së paralajmëruar që pritet të zhvillohet më 11 qershor.

Konferenca do të udhëhiqet nga kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, i cili do të shoqërohet nga përfaqësues të lartë të sektorit privat dhe organizatave të tjera të biznesit në vend.

banner

Pjesë e konferencës do të jenë edhe përfaqësues të Klubit të Biznesit, Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), si dhe të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, të cilët do të ndajnë detaje rreth organizimit dhe kërkesave që qëndrojnë pas protestës.

Protesta e 11 qershorit është paralajmëruar si reagim ndaj, siç është theksuar nga përfaqësuesit e bizneseve, vështirësive të shumta me të cilat po përballet sektori privat në Kosovë, përfshirë ngarkesat fiskale, mungesën e përkrahjes institucionale dhe pengesat në zhvillimin ekonomik.

Pritet që gjatë konferencës të bëhen publike edhe kërkesat konkrete që komuniteti i biznesit do t’i paraqesë përmes protestës së paralajmëruar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy