Osmani ngushëllon për sulmin në Austri: Qëndrojmë pranë popullit austriak gjatë kësaj kohe të dhimbshme

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar popullin austriak për viktimat nga të shtënat e sotme në një shkollë në Graz të Austrisë ku mbetën të vrarë 10 persona, përfshirë edhe të dyshuarin.

Osmani tha se Kosova qëndron me Austrinë në këtë kohë të dhimbshme, ndërsa uroi për shërim të plotë të të lënduarve nga këto të shtëna. 

banner

“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është rrënues. Shkollat ​​duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Me mendje jemi me familjet që humbën kaq herët të dashurit dhe qëndrojmë pranë popullit të Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë për të lënduarit dhe shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në X.

Të shtënat ndodhën në shkollën e mesme Dreierschützengasse në qytetin e dytë më të madh të Austrisë rreth orës 10:00 me orën lokale.

Kancelari austriak Christian Stocker i quajti të shtënat një “tragjedi kombëtare” dhe tha se nuk ka fjalë për dhimbjen dhe pikëllimin që po ndjen vendi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy