Policia Bashkiake dhe IMT aksion në Velipojë, zbulohet mesazhi i drejtorit të policisë

by informim peje

Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të cënohet nga operatorët privatë.

Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga Drejtori i Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, në nisje të aksionit të ndërmarrë nga Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policinë e Shtetit.

banner

Aksioni i nisur sot do të vijojë për disa ditë me radhë, ndërkohë që Rrustemi ka bërë edhe një apel për qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi.

Në Bashkinë Shkodër është ngritur edhe një task-forcë ndërinstitucionale mes disa drejtorive, me fokus mbarëvajtjen e sezonit turistik, raporton shqiptarja.

Janë marrë masa për menaxhimin e hapësirave publike, hapësirave të gjelbra, zonës pedonale dhe për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për çdo pushues që zgjedh Velipojën për pushimet verore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy