“Popullsia ka ardhur duke u zvogëluar”, Ilir Gërdeshi: Shqipëria ndër vendet e para në botë sa i takon emigracionit në raport me banorët

by Nexhat

Eksperti i emigracionit, Ilir Gërdeshi, i ftuar në Log. në News 24, u shpreh se numri i popullsisë në Shqipëri ka ardhur vazhdimisht në ulje dhe vendi ynë zë vendet e para në botë për nga emigracioni në raport me numrin e banorëve

Sipas Gërdeshit, aktualisht numri i popullsisë është afërsisht 2.4 milionë banorë, nda 4.5 milionë banorë që do të kishte në rast se do të kishim një bazë rritje natyore

banner

Ilir Gërdeshi: “Po të shikojmë popullsinë prej duke filluar nga viti 1991, do të shikojmë që kemi migrim të brendshëm, fillimisht kemi nga fshati në qytet në zona të caktuara, pastaj drejt Tiranës dhe Durrësit dhe më pak Elbasan e Fier.

Krahas saj kemi edhe emigrimin e jashtëm. Bashkohen dy flukse, por ajo që themi në të dyja rastet, edhe kur kthehen emigrantët, Tirana ka ardhur duke u rritur, ndërsa të gjitha rrethet e tjera kanë ardhur duke u pakësuar. Në rang kombëtar, popullsia e Shqipërisë ka ardhur vazhdimisht duke u zvogëluar, teksa aktualisht janë afërsisht 2.4 milionë banorë nga 4.5 mln që duhej të kishim në bazë të rritjes natyrore të saj.

Emigrimi i shqiptarëve ka qenë ndër më të mëdhatë që ka ndodhur në Evropë dhe Shqipëria bën pjesë ndër vendet e para sa i përket emigracionit në botë në raport me numrin e popullsisë të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy