Presidenca i përgjigjet OVL-UÇK-së: EULEX-i e Specialja janë të ndara, mandatin e Speciales mund ta vazhdojë vetëm Kuvendi

by Nexhat

Zgjatja e mandatit të EULEX-it nga Bashkimi Evropian ka nxitur diskutime në Kosovë. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë drejtuar kritika në adresë të presidentes Vjosa Osmani me pretendimin se ajo është pajtuar për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale.

Vetë OVL e UÇK-së kanë publikuar përgjigjen që kanë marrë nga zyra e presidentes Vjosa Osmani lidhur me këtë çështje. Ekipi ligjor i Presidencës ka sqaruar OVL-në se vendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it është marrë nga Këshilli I BE-së dhe se ende s’ka pasur ndonjë shkëmbim letrash me presidentes dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për mandatin e EULEX-it.

banner

Presidenca në këtë përgjigje thotë se deklarimet që presidentja Osmani ia ka zgjatur mandatin e Gjykatës Speciale janë propagandë, meqë një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm Kuvendi i Kosovës.

“Nëse keni nevojë për sqarime shtesë, si gjithmonë jemi të gatshëm të takohemi. Megjithatë, ju sigurojmë se deklarimet se kinse Presidentja ka vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale janë shpifje dhe propagandë. Sipas Kushtetutës sonë, mandatin e Gjykatës Speciale mund ta ndryshojë, vazhdojë apo ndërpresë vetëm Kuvendi i Kosovës, institucioni që e ka krijuar këtë gjykatë përmes një amendamenti kushtetues të votuar me 2/3 e votave. Presidentja nuk ka nënshkruar asnjë dokument që ka të bëjë me vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale”, thuhet në përgjigjen që OVL e UÇK e ka publikuar.

“Gjatë mandatit të saj si Presidente, ajo ka mbrojtur gjithnjë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të drejtat e veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen”, përfundon përgjigja e Presidencës.

Ndaj kësaj letre OVL e UÇK-së janë përgjigjur përmes një postimi publik në faqen e tyre, duke e konsideruar qëndrimin e Presidencës për këtë temë si “konfuzion politik”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy