Presidentja Osmani ngushëllon për vdekjen e Bujar Bukoshit: Do të kujtohet për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë në kohët më të rënda

by informim peje

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil në Kosovë, Bujar Bukoshi.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq”, ka shkruar Osmani.

banner

Osmani tha se Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për “kontributin tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë”.

“Kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Për dekada me radhë, ai i shërbeu vendit me dinjitet, dije dhe vendosmëri. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Dr.Bujar Bukoshin!”, shkroi Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy